Shqipëria për herë të parë në Këshillin e Sigurimit, vjen reagimi i parë i Ramës

schedule18:52 - 11 Qershor, 2021

schedule 18:52 - 11 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pasi Shqipëria u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. “LAJM I MIRË. Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023” shkruan Rama.

Shqipëria u zgjodh sot anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi ishte i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!