Real Madrid plot “pengesa” për Mbappe, ndërhyn edhe presidenti i Francës

schedule19:17 - 10 Qershor, 2021

schedule 19:17 - 10 Qershor, 2021

Kontrata e Kylian Mbappe me Real Madridin përfundon pas një viti dhe brenda kësaj vere ai duhet të vendosë për të ardhmen e tij, nëse do vazhdojë me PSG, apo do shitet te një tjetër klub, më i përfoluri Real Madrid.

Por duket se ky mision për Florentino Perez është mjaft i vështirë dhe do hasë me pengesa përpara. Një pre tyre është presidenti francez, Emmanuel Macron. Mesditën e sotme ai ka drekuar me lojtarët në qendrën stërvitore në Clairefontaine, 40 kilometra në jug të Parisit.

Kjo ndodh në kuadër të nisjes së Europianit, duke i shprehur mbështetjen lojtarëve. Mes pyetjeve të shumta, Macron është pyetur edhe për të ardhmen e Kylian Mbappe dhe nuk ka hezituar ta japë një përgjigje. Ai e këshillon sulmuesin të qëndrojë në Paris.

“PSG është klub i madh e i shkëlqyer, që e ka bërë Mbappe të rritet dhe unë mendoj se është e rëndësishme të qëndrojë këtu për klubin dhe për gjithë futbollin francez”, u shpreh Macron. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!