Plehrat në Durrës, bashkia i kërkon para qeverisë

schedule17:32 - 10 Qershor, 2021

schedule 17:32 - 10 Qershor, 2021

Bashkia e Durrësit ka marrë përsipër të paguajë vetëm grumbullimin dhe transportin e plehrave drejt sharës, shifër qe kap vlerën, 5.5 milion euro në vit.

Ndërkohë pjesën e përpunimit në Landfillin e Sharës kërkon që të paguhet nga qeveria…

Kjo është zgjidhja që ofron bashkaria e Durrësit që në fakt do të marri shumë kohë që të konkretizohet. Ky bashkëpunim parashikohet të jetë 14 vjeçar, nga viti 2021deri në 2035. Propozimi do i dërgohet Ministrisë së Financave që pritet të vendosë.

E deri atëherë, Durrësi do të vazhdojë të jetë i mbuluar nga plehrat. Sot është dita e tretë që mbeturinat nuk hiqen nga koshat. Banorët e cilësojnë të papranueshme këtë situata. Përveç rrezikut të përhapjes së infeksioneve, plehrat dëmtojnë dhe turizmin që sapo ka nisur sezonin në Durrës.

E njëjta situatë u krijua edhe një vit më parë pas mbylljes së Porto Romanos.

Në atë kohë u gjet zgjidhja që plehrat e Durrësit të dërgoheshin në Sharrë të Tiranës. Marrëveshja u shty dhe për disa muaj, por aktualisht “Sharra” ka mbyllur dyert, pasi kërkon paratë për shërbimin që kryen./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!