Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Sfida është cilësia e jetës, jo mbijetesa’, Rama: Protesta? Një dhuratë e madhe! Nga kjo vorbull qytetarët do të dalin më të fortë

schedule19:00 - 24 Gusht, 2026

schedule 19:00 - 24 Gusht, 2026

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestat që po zhvillohen në bulevard, pranë zyrës së tij,

“E kuptoj shumë mirë që ajo çfarë ka ndodhur në këtë periudhë ka gërryer një pjesë të një lumi të kësaj qeverisjeje dhe të raportit të qytetarit me shtetin, me qeverisjen, por jam i bindur se, siç e kam thënë që në krye të herës, ata që do të dalin më të fortë nga kjo vorbull do të jenë qytetarët. Qeverisja do të përmirësohet dhe duhet të përmirësohet, sepse në të kundër nuk ka asnjë arsye te vazhdojë. Ka qenë e vërtetë një dhuratë ajo që ka ndodhur, për të fituar atë që na ka munguar për një kohë të gjatë, se nuk kemi pasur një opozitë që të na sfidojë realisht dhe kjo protestë na ka sfiduar realisht”, tha ai.

Kryeministri foli më tej edhe për kritikat dhe komentet që lidhen me pamjen e tij fizike, duke iu referuar edhe një shenje në fytyrë që, sipas tij, lidhet me një ngjarje të së kaluarës.



“Ka herë pas here njerëz që merren me asimetrinë në hundën time. Falë kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenien politike të Shqipërisë, vjen ajo ironia e mallit, e drogës, e shtrembërimit”, tha Rama.

Ai e lidhi këtë pjesë të fjalës me historinë e tij personale dhe me dëshirën që Shqipëria të jetë një vend që respektohet dhe ku qytetarët të mos ndihen të detyruar të ulin kokën për vendin nga vijnë.

“Edhe kur nuk kisha asgjë në dorë, doja një vend që të rrinte drejt. Doja të jetoja në një vend që të mos i bënte bijtë e vet të ulnin kokën kur i pyesnin: “Nga je ti?”. Është për këtë vend që unë mbaj këtë gjurmën këtu”, deklaroi kryeministri.

Në fund, Rama tha se nuk synonte të tregonte historinë e tij personale, por la të kuptohej se një ditë mund të flasë për gjërat që nuk ka arritur të realizojë.

“Jeni përgjithësisht më të rinj sesa ajo histori dhe nuk jam këtu për të treguar historinë time. Nëse ka një histori timen që një ditë mund ta tregoj, është për gjërat që nuk arrita të bëj dot”, përfundoi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!