CAS ka marrë në shqyrtim çështjen e portierit Andre Onana, i cili ishte dënuar me një vit pezullim nga UEFA për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara.
Portieri i Ajax tentoi ta hidhte poshtë dënimin e parë, por nuk ia ka dalë dot. CAS ka vendosur ta reduktojë dënimin në 9 muaj dhe sipas llogarive kamerunasi mund të kthehet të luajë nga 3 nëntori i vitit 2021.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka menduar që dënimi 9-mujor është proporcional me shkallën e neglizhencës së futbollistit, pasi kishte marrë ilaçe që ishin për dikë tjetër. /abcnews.al