Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian ka mbetur shumë i lidhur dhe komenti i fundit ka ndezur shpresat e një rikthimi.
Pogba ka kontratë me Manchester United deri në verën e vitit të ardhshëm dhe largimi i tij është i paevitueshëm nëse nuk vjen rinovimi. Max Allegri e do në ekip, teksa ka menduar Claudio Marchisio ta ngacmojë në lidhje me mundësinë e kalimit te “Zonja”.
“Na duhet një si ti në Torino, kështu që jepi, rikthehu“, shkruan ish-mesfushori i Juventusit në rrjetet sociale. E menjëhershme edhe përgjigja e Pogba: “Ok Princ, Torino destinacioni i ardhshëm“, komenton 28-vjeçari, fjalë që kanë gëzuar tifozët e klubit italian. /abcnews.al