Zgjedhjet e 25 prillit, 3 persona të arrestuar, 11 nën hetim, 23 çështje përfundojnë në SPAK

schedule10:15 - 10 Qershor, 2021

schedule 10:15 - 10 Qershor, 2021

3 persona ndodhen pas hekurave pasi janë kapur në flagrancë duke kryer veprat penale të klasifikuar si krime zgjedhore përgjatë procesit zgjedhor të 25 Prillit, ndërkohë 11 të tjerë janë vënë nën hetim. Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një raport të deritanishëm të hetimeve mbi denoncimet e kryera për parregullsitë gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas prokurorisë, deri më datë 8 qershor, janë regjistruar në prokurori 53 denoncime prej të cilave 7 kanë përfunduar. Nga verifikimet 5 persona janë vënë nën hetim, 3 janë proceduar ndërsa 3 të tjerë janë transferuar në SPAK.

Ndërkohë 1 çështje është pushuar, 1 është pezulluar dhe 2 procedime me 2 të pandehur janë dërguar për gjykim. Aktualisht ndodhen në proces verifikimi 41 denoncime të tjera për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave 23 i janë transferuar për kompetencë SPAK-ut.

Raporti i prokurorisë

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 08.06.2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 53 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet.  Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 7 prej tyre me 5 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 2 procedime me 2 të pandehur janë dërguar për gjykim.

Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 23 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 25 njoftime për veprat penale si më poshtë:

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhjore

Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve

Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor

Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit

Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar

Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.

Neni 328/b, Korrupsioni pasiv në zgjedhje

Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Neni 330, Pengimi i zgjedhësit

Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve

Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes

Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit

Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak

Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor

Neni 248, Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet

Aktualisht po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.

m.v/abcnews.al