Alejandro Camano, menaxheri i Achraf Hakimi, ka thyer heshtjen pas zërave të shumtë për transferimin e mbrojtësit të djathtë te PSG.
Gjatë këtyre ditëve është raportuar për një ofertë prej 60 milion eurosh të refuzuar nga Interi, që do 80 milion euro.
Veç kësaj, theksohej se Hakimi ka arritur akordin me PSG për kushtet e kontratës. Kjo e ka detyruar Camano të reagojë dhe për “FcInter1908” ka deklaruar:
“Nuk ka negociata me PSG-në, nuk ka asgjë për momentin. Ne nuk kemi asnjë marrëveshje me klubin francez mbi kushtet personale. Hakimi është i lumtur tek Interi”. /abcnews.al