Përmes mekanizmit COVAX, SHBA do të shpërndajë në të gjithë botën 500 milionë doza Pfizer

schedule21:22 - 9 Qershor, 2021

schedule 21:22 - 9 Qershor, 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë dhe do të dhurojnë 500 milion doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer në të gjithë botën. Presidenti Biden pritet që ta japë lajmin në samitin e G7 në Cornwall të enjten, sipas burimeve për CNN.

Rreth 200 milion doza do të shpërndahen deri në vitin 2021 dhe 300 milionë të tjera do të shpërndahen në gjysmën e parë të 2022. Këshilltari i lartë i Biden për Covid-19 Jeff Zients ka punuar për marrëveshjen në fjalë gjatë muajit të fundit.

Të gjitha dozat do të shpërndahen përmes mekanizmit COVAX, nisma ndërkombëtare e vaksinave, dhe do të shkojnë në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, përveç Bashkimit Afrikan. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!