U kap duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule16:31 - 9 Qershor, 2021

schedule 16:31 - 9 Qershor, 2021

Policia në Tepelenë ka arrestuar një të ri që ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë vunë në pranga R. Ç., 26 vjeç, banues në Pogradec pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Mësohet se më 14 mars të këtij viti, i riu në bashkëpunim me P. M. dhe K. R., të cilët janë arrestuar në flagrancë, është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, duke transportuar me një mjet furgon, 26 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për S. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në automjetin që ai drejtonte, udhëtonte si pasagjer 26-vjeçari i shpallur në kërkim R. Ç.   s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!