Deputeti Lefter Maliqi ka shprehur edhe njëherë hapur votën e tij kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Nga foltorja e Kuvendit me tone të ashpra, Maliqi e cilësoi si votim monist atë që do të bëhet sot, duke e konsideruar si atë të 30 qershorit.
Deputeti tha duke iu drejtuar të pranishmëve në sallë se Ilir Meta do të jetë në politikë edhe 30 vite.
“Foli këtu si Esat Toptani (Rama) dhe flet për tradhti. Ai është kryetradhtar. Sot është një një fletërrufe e dytë. Ky komision përbëhet nga deputetë që nuk do jenë më në Kuvend. Vota ime është e hapur kundër këtij akti të turpshëm. Ai që ju dha dorën dhe ju e bëtë president të jeni të bindur se pavarësisht gajasjes do e keni të paktën edhe 30 vjet në politikë. Ky masakroi me zgjedhjet e 25 prillit. Votimi i sotshëm do jot si ai i 30 qershor monist, në rresht të gjithë. Parlamenti është i kapur. Ka vepruar kundër interesave të shqiptarëve. G.V/ABCNEWS.AL