Parashikimi i yjeve sot, beqarët e kësaj shenje nuk duhet t’i tregojnë planet e tyre

schedule07:12 - 9 Qershor, 2021

schedule 07:12 - 9 Qershor, 2021

Dashi

Mund të kesh nevojë për këshilla, ke krijuar bindjen se nuk duhet të të thotë askush se çfarë duhet të bësh. Madje ke vendosur barriera të cilat tani rrezikojnë të të dëmtojnë.

Demi

Ki mendjen të afrohesh me ndonjë partneritet që mund të të ofrohet sepse do të të sjellë shumë avantazhe për të ecur përpara. Duke pasur një energji pozitive, ajo përçohet rreth teje duke bërë që të të duan.

Binjakët

Së fundmi ke arritur të përqendrohesh në mënyrë konkluduese tek disa përparësi që dalin. Kupto se zgjidhja është rikthimi në realitet dhe bëje sa nuk është vonë, që më pas mos të të duhet të paguash pasojat.

Gaforrja

Do të ndjehesh si mbreti i paradoksit. Do të priresh të gjesh anën pozitive tek çdo gjë. Por në të njëjtën kohë do të detyrohesh të shmangësh ca tipa dredharakë që thjesht duan të “ta fusin”.

Luani

Bëj si disa të tjerë që edhe gjërat urgjente i zgjidhin sipas procedurës standarde. Mos u merr me shumë gjëra njëherësh, por jepi përparësi atyre që janë më të rëndësishmet.

Virgjëresha

Duhet të mbetemi te ky njeri që është goxha afër teje dhe karakteri i tij që ke njohur në vite befas nuk është më i tillë. Ndaj ke arritur në pikën që nuk di më kë të besosh, atë që po sheh tani.

Peshorja

Gjetja e të mesmes së artë do të jetë më e vështirë se sa pritej. Bëni durim, së shpejti do të bëni një hap shumë të rëndësishëm përpara, mbase jo më vonë se nesër.

Akrepi

Melankolia që po ndieni prej disa ditësh, ju ka vënë përpara pikëpyetjeve të shumta, disa, më urgjente se të tjerat. Kjo po lë në hije qëllimet afatgjata në favor të rezultateve të menjëhershme.

Shigjetari

Ajo që ju karakterizon është shpresa dhe shpirti praktik dhe ky është një avantazh për këdo. Ndërkohë e mira do të ishte që të bëni atë që dini të bëni më mirë.

Bricjapi

Optimizmi që keni tani nuk do të zgjasë përgjithmonë, por duhet ta përdorni tani për të filluar diçka të rëndësishme. Qasja juaj mund të jetë e pazakontë.

Ujori

Nëse ndiheni të refuzuar, mos e humbni kohën duke u penduar për veten tuaj. Në kohën e duhur do të gjeni personin i cili, jo vetëm që do të dijë t’ju japë gjithë vëmendjen e tij.

Peshqit

E keni të vështirë të gjeni një zgjidhje për këtë dilemë dhe përgjegjësitë nuk ju lejojnë të ndiqni zemrën. Sidoqoftë, përpiquni të mos shtypni instinktet tuaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!