Deputetja e zgjedhur e PD-së Grida Duma, e ftuar në “Radari Informativ” në “ABC” foli për zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe fushatën për kryetarin e ri.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, Duma tha se ditët e fundit të fushatës kanë qenë më intensive.
“Fushata besoj se këto ditë është një moment më i nxehtë se ditët e mëparshme”, u shpreh Duma.
E pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama që PD të vijë në pushtet, Grida Duma u shpreh e vendosur se kjo nuk do të ndodhë.
“ Nuk ka asnjë shtrirje dore nga ana e Ramës. Ai do që disa papastërti apo shkelje t’i lajë…Por sot ende vijohet për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese… Ende kemi një mazhorancë që kërkon të shkarkojë Presidentin… Ende nuk kemi një opozitë në Parlament…E ardhmja jonë është më legjitime se e tyre…Pra ai nuk kërkon bashkëpunim…Nuk presim të na japë pjesë të pushtetit…. Ne jemi të qartë në këtë histori”, tha Duma.
Sipas saj nga ana e kryeministrit Rama, nuk ka asnjë kërkesë për bashkëpunim, por qëllimi i tij i vetëm është të largojë përgjegjësitë.
Pjesë nga biseda në studio:
-A do të jetë Basha në gjendje të prodhojë një proces, jo të ngjashëm me atë të 25 prillit?
Duma: Që nga momenti i vendosjes së kandidaturave edhe me skeptiku nuk ka thënë një fjalë të vetme se përzgjedhja e kandidaturave ka ndodhur nga kryesia. Gara me 4 kandidatë nënkupton një hapje brenda partisë, ndërsa procesi po vijon në mënyrën më demokratike të mundshme.
Gara e pabarabartë për kryetarin e ri të PD-së?
Duma: Si kryetar i partisë, Basha po mban një përgjegjësi jo të thjeshtë dhe po i kryen zgjedhjet menjëherë pas 25 prillit. Pra Basha, padyshim që ka përgjegjësinë e 8 viteve dhe iu drejtua zgjedhjeve shumë shpejt. Por përshpejtimi i zgjedhjeve nuk është avantazh i Bashës. Rivalët i kanë dëshiruar zgjedhjet brenda 26-27 prillit brenda partisë.
Gjatë bisedës në studio, Duma tha se nëse Basha do të hynte në garë si kryetar i dorëhequr nuk do të kishte asnjë ndryshim.
“Ka individë që e nisën garën për protagonizëm vetiak, por ka edhe të tjerë që kanë besim dhe vizion”, u shpreh Duma.
Ndërsa u ndal tek zgjedhjet e 25 prillit, deputetja e zgjedhur tha se Partia Demokratike ka marrë vetëm vota të pastra dhe vota të qëndrestarëve demokratë.
-Çfarë ishin ata që nuk ju votuan?
Duma: Janë anëtarë të PS dhe pjesa tjetër ishin në presionin e punës apo me kontrata të përkohshme të pushtetit lokal.
–Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit?
Duma: Kam ndjekur procesin e numërimit në Kavajë dhe Rrogozhinë. Strategjia jonë ishte të shkonte gjithçka në numrin e partisë. Një nga defektet e fletëve të votimit të PD që dolën të pavlefshme, ka qenë klikimi i numrit të kandidatit.
-Si do të vijë në pushtet PD? Do të duhet të vini në pushtet me ndihmën e Ramës?
Duma: Nuk është çështja vetëm tek Rama që është si ujku që ndërron qimen, por jo zakonin. Por politika është art i kryqëzimit të interesave. Nuk ka asnjë shtrirje dore nga ana e Ramës. Ai do që disa papastërti apo shkelje t’i lajë…Por sot ende vijohet për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese… Ende kemi një mazhorancë që kërkon të shkarkojë Presidentin… Ende nuk kemi një opozitë në Parlament…E ardhmja jonë është më legjitime se e tyre…Pra ai nuk kërkon bashkëpunim…Nuk presim të na japë pjesë të pushtetit…Ne jemi të qartë në këtë histori./i.k/abcnews.al/

