Viktor Orban pas takimit me Ramën: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

schedule15:56 - 8 Qershor, 2021

schedule 15:56 - 8 Qershor, 2021

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka deklaruar pas takimit me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama se Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai thotë se pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet as politikisht dhe as ekonomikisht.

“Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet, as politikisht dhe as ekonomikisht”, tha ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!