Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtësi refuzon edhe propozimin e radhës, Real Madrid e nxjerr në “tezgë”

schedule14:58 - 8 Qershor, 2021

schedule 14:58 - 8 Qershor, 2021

Raphael Varane është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madrid. Nga Spanja, AS zbulon se francezi ka refuzuar disa propozime nga ana e klubit dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.

Në këto kushte Real Madrid është detyruar ta nxjerrë në merkato mbrojtësin dhe të shpresojë nga shitja e tij me çmim të arsyeshëm. Lajmi i fundit është se tashmë Real Madrid ka bërë me dije te klubet e tjera se është gati të dëgjojë oferta për Varane.

Kontrata e mbrojtësit skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe kjo është mundësia e fundit për të nxjerrë para nga shitja e tij. Klubet e interesuara janë tashmë në radhë. Largimi i tij, bashkë me të Ramos lë boshllëk të madh në Madrid. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!