Rrobat e banjos që duhet t’i vishni këtë verë: Disa këshilla nga Enxhi Valteri

schedule11:53 - 8 Qershor, 2021

schedule 11:53 - 8 Qershor, 2021

Enxhi Valteri, stilistja e cila është bërë e njohur me pjesëmarrjen në “Style Star” ishte e ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për tendencat më të reja të rrobave të banjos. Për Enxhin, këtë vit rekomandohen gjërat më minimaliste në ndryshim nga sezoni i kaluar ku kanë mbizotëruar bikinit me shtrat të lartë.

“Këtë vit do të shikojmë më shumë monokrom. Dhe tek pjesa e aksesorëve, me funde apo me shall, me të njëjtën ngjyrë ose dizajn të bikinit. Sa më shumë gjëra të kemi duhet të jenë në harmoni me bikinit.”, tha Enxhi. Ajo e vuri theksin tek ngjyrat. pasi siç thotë ajo e nxjerrin trupin më bukur.

“Janë gjithmonë më fresh dhe tregojnë se je më e kuruar, guxon me trendet e fundit.“, thotë ajo. Përsa i përket aksesorëve, ajo tha se këtë vit trend janë kapelet prej kashte, të cilat vajzat duhet ta kenë patjetër në garderobën e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!