“Më ka shërbyer pafund”: Enxhi Valteri flet për “Style Star”, s’i kursen kritikat për jurinë

schedule12:24 - 8 Qershor, 2021

schedule 12:24 - 8 Qershor, 2021

Enxhi Valteri e ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, krahas tendencave më të fundit të rrobave të banjos, u ndal dhe tek pjesëmarrja në “Style Star”. Enxhi tha se konkurrimi i saj në spektaklin më të ri të modës i ka shërbyer jashtëzaonisht shumë. Përsa i përket përplasjeve me jurinë, Enxhi theksoi se në fund të fundit komentet dhe kritikat e tyre kanë qenë me vend.

“Më ka shërbyer pa fund dhe nga ana emocionale dhe nga pjesa e karakterit, Më ka mësuar se si të menaxhoj situatat. Por atje është komplet tjetër gjë, përveç pjesës së stilit kamë mësuar se si ta menaxhojmë veten në televizion.“, tha Enxhi. Por ajo nuk kurseu disa kritika për Genc Përmetin, i cili ishte pjesë e jurisë në spektakël pak javë më parë.

Nuk është se nuk më ka pëlqyer, mendoj vetëm mënyra, e kam për profesor Gencin që ishte te veshjet popullore. Ai është pedagog në Akademi, është profesor historie. Kam shumë respekt për bagazhin që ka, por mendoj se një spektakël mode ishte shumë kërkues. Mbase kërkoi më shumë se çduhet se në fund të ditës po bëjmë modë. Ne kemi marrë një veshje dhe e kemi risjellë nuk mendoj se duhet të ishte kaq detajist.” /abcnews.al