Gjykata ka lënë në burg Mexhit Picarin dhe Dhuarata Saliajn. Trupa gjyqësore ka pranuar kështu kërkesën e prokurorisë, duke dhënë masën e sigurisë arrest me burg.
Mbi babë e bijë rëndon akuza e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Mexhit Saliaj ekzekutoi më armë zjarri mesditën e së premtes ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, pranë Gjykatës së Tiranës. ndërsa hetuesit kanë zbuluar se është ndihmuar edhe nga vajza e tij, Dhurata.
Lexo edhe: “Mami na rrihte e kërcënonte”, Abcnews.al zbardh deklaratën e fëmijëve të çiftit Saliaj
Ngjarja ndodhi pak minuta para nisjes së seancës gjyqësore, pasi prej muajsh çifti Saliaj ishin në proces divorci. I plagosur mbeti gjithashtu edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. g.v/abcnews.al