Krimi në Librazhd, fëmijët gjetën nënën të vrarë me sëpatë e babanë të varur në pemë

schedule20:03 - 7 Qershor, 2021

schedule 20:03 - 7 Qershor, 2021

Një tjetër krim makabër ka tronditur Shqipërinë mbrëmjen e sotme. Këtë radhë burri vrau gruan në Dragostunjë të Librazhdit duke e qëlluar me sëpatë. Viktimë mbeti Menturie Bici 53-vjeç, ndërsa autorit i këtij krimi horror, Qemal Bici 56-vjeç pas veprimit ekstrem vari veten në një pemë pranë banesës.

Në momentin e krimit  fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas kur kanë ardhur në banesë  e kanë gjetur nënën e vrarë dhe më pas babin të varur te një pemë pranë banesës.

Kujtojmë se jo më larg se një ditë më parë krimi brenda familjes goditi në Shkodër, ku vëllau kishte vrarë motrën e tij me pistoletë dhe prej disa ditësh e mbante të vrarë në banesë.

Njoftimi i policisë: “Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” e.l/abcnews.al/