Është thuajse fakt i kryer se Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid pas 1 korrikut, kur i skadon kontrata me Los Blancos. Kjo është ajo që raporton ABC në Spanjë, që shkon më tej dhe zbulon se klubi po përgatitet t’i japë lamtumirë të ngrohtë kapitenit.
Sergio Ramos fitoi 22 tituj me Real Madrid dhe u bë një nga legjendat e klubit, por në fund nuk u arrit të gjendej një marrëveshje mes palëve për të rinovuar edhe të paktën një sezon. Një ofertë rinovimi ka mbërritur në adresë të Ramos, por ai e ka refuzuar.
Mbrojtësi po pret një ofertë më të përmirësuar nga Real Madrid, por këta të fundit nuk kanë ndërmend ta bëjnë më, madje e quajnë të skaduar ofertën e mëparshme për shkak se nuk kishte përgjigje për të në momentin kur mbrojtësit iu vu në tavolinë. D.L/abcnews.al