Goli më i bukur dhe kundërshtari më i fortë, Zidane: Nuk ka si Paolo Maldini

schedule15:59 - 7 Qershor, 2021

schedule 15:59 - 7 Qershor, 2021

Zinedine Zidane po shijon pushimet pas një sezoni të gjatë dhe tepër të lodhshëm me Real Madrid. Tekniku francez dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës spanjolle dhe po shqyrton ofertat që kanë mbërritur në drejtim të tij.

Zizou ka dhënë një rrëfim interesant, duke u ndalur te pasionet e fëmijërisë, goli më i bukur e deri ta futbollisti më i fortë ndaj të cilit ka luajtur. “Më pëlqente futbolli dhe xhudo. Erdhi një moment kur duhet të zgjidhja dhe preferova futbollin.

Goli? Nuk të ndodh shpesh të shënosh gol në një finale të Champions League. Unë pata shansin të shënoja me një goditje fluturimthi me të majtën. U ndjeva shumë i lumtur që ia dola të realizoj në atë lloj mënyrë ndaj Leverkusen (2002)”.

Në fund një koment për lojtarin më të fortë. Gjeniu francez është përballur me shumë kampionët, por njëri prej tyre ishte i veçantë. “Ka pasur shumë të tillë. Nëse më duhet të zgjedh një, po them Paolo Maldini. Ishte shumë e vështirë ta dribloje dhe të përballeshe me të“, thekson Zidane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!