Plagosi dy bashkëatdhetarët në Ibiza, vetëdorëzohet italiani

schedule16:29 - 6 Qershor, 2021

schedule 16:29 - 6 Qershor, 2021

Italiani i dyshuar se kishte qëlluar dhe plagosur dy bashkatdhetarë në Ibiza gjatë një feste në një vilë iu dorëzua Gardës Civile. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për 33-vjeçarin Michele Guadagno, me origjinë nga Napoli, rezident në ishullin spanjoll.

Dy të plagosurit janë shtruar në spital: njëri prej të dyve, 28 vjeç, është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri ka pësuar dëmtime të lehta. Të shtënat me armë ndodhën në të gdhirë të 5 qershorit në komunën e Santa Eulalia, në një vilë të marrë me qira për një festë.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë një grindje mes të rinjve nga xhelozia. Megjithatë, shkaqet e tjera nuk përjashtohen, duke përfshirë atë të mosmarrëveshjeve në lidhje me organizimin e festave klandestine. Policia u thirr në vendin e ngjarjes rreth orës 2:50 të mëngjesit.

Gjatë mbrëmjes, 33-vjeçari, i cili iu bashkua festës në shoqërinë e një personi tjetër, kishte nxjerrë një armë dhe me tytën e saj kishte goditur në kokë Antonio Amore, 28 vjeç dhe më pas e kishte qëlluar me dy plumba, një në fytyrë dhe një në gju. I plagosuri, Antonio Amore, është i shtruar në spital në kujdesin intensiv, por jo në rrezik për jetën. Personi i tretë i përfshirë, një 35-vjeçar, raportoi vetëm një plagë . Të tre italianët e përfshirë në këtë ngjarje kanë jetuar prej kohësh në Ibiza. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!