Nis hetimi pasuror Admir Hoxhën, personin e konsideruar si truri i laboratorit të përpunimit të heroinës dhe kokainës të zbuluar pak ditë më parë në Has. Admir Hoxha vijon të mbetet një ndër të paktën persona në kërkim të shpallur në kuadër të operacionit “Volvo 4”.
Drejtoria e pastrimit të parave e ngritur pranë task-forcës së “Forca e Ligjinët” në policinë e shtetit ka nisur hetimin pasuror për ideatorin e Laboratorit të përpunimit të heroines në Has, Admir Hoxha. Ky hetim pasuror ka nisur rreth një javë më parë, me urdhër të dy prokurorëve të çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Nga e enjtja e javës së kaluar biznesmeni i disa lokaleve dhe hotele në zonën e Rinasit rezulton në arrati. Admir Hoxha dyshohet se ka krijuar kushtet për të realizuar megalaboratorin e përpunimit të heroinës, i pari në këto përmasa në vendin tonë të zbuluar nga policia.
ABC News ka mësuar se, veprimi i parë që ka kryer departamenti i pastrimit të parave ndaj kreut te grupit që është në arrati, Admir Hoxha ka qenë kërkimi i informacionit nga bankat e nivelit të dytë në vendin tonë, nëpërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare, për të parë nëse ka para depozita parash në sistemin bankar shqiptar, por jo vetëm.Gjithashtu edhe organi i akuzës së Krimeve të Rënda do të kalojë në sitën e ligjit “antimafia”, familjarët e Admir Hoxhës, ku do të shihet edhe aktiviteti i tyre tregtar e po kështu, pasuritë e paluajshtme të cilat sipas prokurorisë mund të kene rrjedhur nga ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm.
Përveç biznesmenit Hoxhës, në kërkim janë edhe dy shtetas turq dhe një kosovar. Policia thekson se ka prova të implikimi të tyre me anëtarë të familjes Avdyli me qendër në Shijak. Këta të fundit, sipas përgjimeve ishin garantuesit e blerjes së lëndës narkotike e llojit heroinë që më pas ia tregtonin disa grupeve të tjera kriminale në vend, si Lezhe, Fier dhe Sarandë. Në total janë lëshuar 44 urdhër-arreste nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa janë arrestuar 27 prej tyre. Edhe anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal do t’i nënshtrohen po ashtu ligjit “antimafia”. Anëtarët e bandave, sipas hetimeve ka rezultuar se Heroina dhe kanabisit, dyshohet se i eksportohej kryesisht, në Gjermani, Itali, Holandë dhe Zvicër./abcnews.al