Ish-ministri grek i mbrojtjes Papantoniou dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave për një shumë prej 2.4 milion euro. Por të dy ata i kanë mohuar këto akuza.
Arrestohet në Greqi ish ministri i mbrojtjes Janos Papantoniou dhe bashkëshortja e tij Stavrula Kourako, të cilët akuzohen për korrupsion. Ata u shoqëruan në polici mbrëmjen e së martës pasi mohuan akuzat për pastrim parash gjatë disa depozitemeve bankare të njëpasnjëshme
Ish-ministri socialist dha dëshminë e tij të hënën dhe e përfundoi të martën pas 18 orësh marrje në pyetje.
Ai mohoi akuzat se ka pastruar një shumë prej 2.4 milion eurosh nga një kontratë për rregullimin e gjashtë anijeve ushtarake, kontratë që është firmosur në vitin 2003 në emër të ministrisë së mbrojtjes
Ish ministry deklaroi se po të kishte anuluar kontratën do të kishte pasur dëme m material të konsiderueshme për shtetin grek.
Edhe bashkëshortja e tij mohoi akuzat gjatë dëshmisë së saj e cila zgjati katër orë
Autoritetet juridike greke do i drejtohen parlamentit për të vendosur se kur skadon afati për akuzën për korrupsion ndaj ish ministrit. Nëse afati nuk ka skaduar atëherë dosja do të rihapet dhe ai mund të përballet me akuza shtesë.
Ndërsa akuzat për pastrim parash po konsiderohet si çështje më vete. /abcnews.al