Enigma e vrasjes së 20-vjeçares në Greqi, ADN-ja e bashkëshortit tek shiriti izolues,nën hetim dhe psikologia

schedule09:22 - 5 Qershor, 2021

schedule 09:22 - 5 Qershor, 2021

Vrasja e nënës së re 20 vjeçare në Greqi prej ditësh tashmë është kthyer në një ndër çështjet e shumëpërfolura jo vetëm në vendin fqinj. Një tjetër pistë e kësaj ngjarje të rëndë ku humbi jetën 20 vjeçarja britanike Caroline, Glyka Nera të Greqisë është se në shiritin izolues janë gjetur gjurmët e ADN-së së bashkëshortit të të resë.

Mediat vendase bëjnë me dije se në dëshminë e tij ai ka thënë se ua dha autorëve për ta lidhur, nën kërcënimin e një arme pasi ata nuk kishin me vete. Ndërkohë kamerat në zonë nuk tregonin automjetin e arratisjes së autorëve, ndërsa as përshkrimi i 32-vjeçarit nuk i ka ndihmuar efektivët e policisë për zbulimin e autorëve.

Gjithashtu në vëmendje të autoriteteve greke është dhe gruaja që u paraqit si psikologia e 20 vjeçares Eleni Mylonopoulou, e cila kishte fituar besimin e Caroline dhe kishte zbuluar shumë detaje të jetës së 20-vjeçares.

Oficerët e EL.AS theksojnë se kjo zonjë është një “objekt hetimi” dhe është një “person që është me interes për autoritetet dhe duhet të hetohet”.

Ndër të tjera bëhet me dije se policia po heton mundësinë e informacionit të brendshëm të autorëve të grabitjes dhe vrasjes së Caroline 20-vjeçare për gjendjen financiare të familjes.

Në këtë kontekst, ata do të hetojnë nëse gruaja në fjalë ka dhënë pa dashje disa informacione të rëndësishme, të cilat mund të kenë përfunduar tek autorët. Shoqata e Psikologëve Grekë i kërkon Znj. Mylonopoulou të paraqesë brenda dy ditësh gradën e Psikologjisë dhe licencën.

Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur disa javë më parë në Greqi, ku tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh. e.su./abcnews.al