Kina miraton Sinovac për grupmoshat nga 3 deri në 17 vjeç

schedule08:25 - 5 Qershor, 2021

schedule 08:25 - 5 Qershor, 2021

Kina ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës Sinovac Biotech për grupmoshat nga 3 deri në  17 vjeç. Kina deri më tani ka administruar 723.5 milion doza dhe do të lejojë vaksinimin e personave mbi 18 vjeç.

Rezultatet paraprake nga provat klinike të Fazës I dhe II treguan se vaksina shkakton  përgjigje imune tek personat e moshës 3-17 vjeç, dhe se shumica e efekteve anësore ishin të lehta. Sinopharm, i cili ka zhvilluar një vaksinë me dy doza të një teknologjie të ngjashme me Sinovac, kërkon aprovimin emergjent te grupmoshat e reja./abcnews.al