David Alaba, pas shumë fjalësh e kohësh negociata më në fund e zgjodhi klubin e tij të ri dhe në sezonin e ardhshëm do e shohim të mbrojë ngjyrat e Real Madrid. Kur ishte ende te Bayern Munchen u fol shumë për kërkesat e tij financiare.
Në një moment, Rummenigge e quajti agjentin e austriakut piranja e më pas thuhej se babai dhe Pini Zahavi kërkonin 20 milionë euro komision rinovimi. Së fundmi ka folur George Alaba babai i “xholit” austriak dhe ka përgënjeshtruar gjithçka, teksa tregon edhe klubet ofertuese.
“Nuk dua të hyj në detaje, por ata që janë përgjegjës e dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Mund të them vetëm se me kalimin e kohës, qëndrimet tona u ngurtësuan shumë dhe se ne nuk patëm asnjë lloj diskutimi rreth parave.
Prandaj, nuk arrita ta kuptoj pse, në fund të fundit, ata nuk pushuan së foluri për paratë. Bisedimet filluan para Covid-19. U ndjeva i zhgënjyer sepse u përdor si justifikim në rastin tonë kur kishte disa rinovime të tjera në të njëjtën periudhë kohe, që kaluan në mënyrë të qetë.
Pini Zahavi nuk e meritonte të quhej një “piranja lakmitare”. Thuhej se ne po kërkonim 20 milion euro për të rinovuar. David kishte një numër ofertash, ndër të tjera nga Top4 nga Anglia, dy nga Italia dhe tre nga Gjermania. Të gjithë e dinë këtë.
Falë Zotit Davidi është një djalë i hapur që i trajton të gjithë me dashuri dhe sinqeritet. Carlo është një trajner i shkëlqyer. Do të shohim se si do të shkojë atje. Nuk mund të them shumë, vetëm se jemi shumë të ngazëllyer që kjo derë i është hapur djalit tim”, tha George. /abcnews.al