Fabio Paratici largohet pas 11 vitesh nga posti i drejtorit sportiv të Juventusit. Në konferencën e lamtumirës ka folur edhe Andrea Agnelli. Presidenti i Juventusit nuk i kursen falënderimet për Paraticin, Andrea Pirlon dhe të gjithë pjesëtarët e stafit teknik.
Më pas ndalet te European Super League, teksa nuk mungon një koment për Max Allegrin, i cili u rikthye në stolin e bardhezinjve. “Qëllimi i sotëm është të përqafojmë Paraticin. Dua të falënderoj Pirlon, stafin e tij, por edhe Baronion, Gagliardin, Tudor dhe Bertellin.
Nëse do të thotë dështim të fitosh dy trofe dhe kualifikim në Champions League, atëherë jemi të gatshëm të dështojmë herë pas here. Kemi kaluar momente të vështira, por ka qenë një vit pozitiv. Ne i marrim gjithmonë përgjigjet që kërkojmë, duhet të mësojmë nga gabimet.
Allegri? Ishte i duhuri vendimi për t’u ndarë me të dy vite më parë, i tillë është edhe zgjedhja jonë për ta rikthyer në pankinë. Më kalojnë në mendje 11 vitet e kaluara me Paraticin dhe të gjithë lojtarët që ka sjellë te Juventusi.
Po citoj tre prej tyre: Tevez, Dybala dhe CR7. E vetmja keqardhje mbetet fakti që nuk siguruar dot Robin Van Persie. Ai ka menaxhuar Juventusin në periudhën më të vështira të historisë së futbollit. Faleminderit për gjithçka Fabio. Të lutem të mos më telefonosh më në 7:30 të mëngjesit“.
Më pas Super League. “Jam përpjekur prej vitesh të ndryshoj nga brenda kompeticionet evropiane. Super League nuk ka qenë kurrë një grusht shteti, por një britmë e dëshpëruar. Kushti kryesor që solli ky projekt ishte që klubet të kërkojnë menjëherë bashkëpunim me UEFA, por gjetëm kundërshtim.
Duke e njohur mirë UEFA-n, e di që jo të gjithë mendojnë kështu. Dëshira për diagol me UEFA-n dhe FIFA-n mbetet. Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë të vendosur për të arritur një reformë në kompeticionet evropiane“, thekson Agnelli. /abcnews.al