Vijon të shtohet misteri rreth vrasjes së 20-vjeçares britanike në Greqi. Raundi i parë i analizave të ADN-së ka rezultuar pas asnjë rezultat. Sipas raportimeve, në thonjtë e viktimës Caroline nuk është gjetur asnjë gjurmë ADN-je.
Po ashtu, pamjet filmike të këqyrura deri më tani nga kamerat e sigurisë nuk kanë mundur që të kapin ndonjë automjet më të cilin supozohet të jetë bërë arratisja e tre banditëve. Ndërsa, gjurmët e bashkëshortit të të ndjerës në ngjitësin me të cilin të resë i ishte mbyllur goja të ndjerës janë të justifikuara. Kjo pasi, sipas dëshmive ata nuk e kishin, por ua kishte dhënë vetë ai.
Mungesa e të dhënave dhe rezultateve ka bërë që oficerët e policisë të kthehen në vendin e krimit për të hetuar më tej. Grupi hetimor nuk po e zgjidh dot dinamikën e ngjarjes pasi e përjashtojnë mundësinë që tre grabitësit të kenë qenë aq me fat dhe aq të koordinuar në veprimet e tyre. /abcnews.al/