Shefi i epidemiologjisë në Amerikë Dr. Anthony Fauci ,ka lëshuar një apel drejtuar Kinës, për të siguruar regjistrat mjekësor të tre njerëzve që u sëmurën në 2019, në mënyrë që të sigurohet informacion jetësor nëse covid-19 ka rrjedhur nga ndonjë laborator.
“Unë do të doja të shihja regjistrat mjekësorë të tre personave që ishin regjistruar si pacientë në 2019. Ata u sëmurën dhe nëse po, cili ishte virusi nga i cili u sëmurën,” tha Fauci.
Burimi origjinal i koronavirusit të ri nuk është ende plotësisht i qartë dhe është subjekt i polemikave në shkencë. Shërbimi Sekret Amerikan po shikon raporte që studiuesit që po punonin në një laborator virusesh në Wuhan u sëmurën rëndë në 2019, një muaj para se të shpallej rasti i parë i COVID-19.
Nga ana e tyre, shkencëtarët nga Kina hedhin poshtë skenarin e rrjedhjeve laboratorike dhe pretendojnë se virusi mund të jetë përhapur në zona të tjera para rasteve të para në Wuhan. Ata vetë favorizojnë skenarin që virusi arriti në Kinë përmes ushqimit të ngrirë ose përmes tregtisë së kafshëve të egra. /abcnews.al/