Davide Calabria është rritur shumë dhe sezonin e fundit ishte një ndër lojtarët më të mirë të Milanit. I fortë dhe agresiv në prapavijë, por edhe shumë kilometra të kryera në fushë, duke ia dalë të ndihmojë kuqezinjtë edhe në fazën ofensive.
Drejtuesit e “Djallit” janë të kënaqur me rendimentin e mbrojtësit të djathë dhe kanë nisur negociatat e rinovimit. Drejtori i Milannews.it, Antonio Vitiello thekson se Paolo Maldini i ka ofruar 24-vjeçarit rinovimin deri në verën e vitit 2026.
L’offerta del #Milan per #Calabria: 2 mln a stagione fino al 2026. Non c’è ancora accordo ma i colloqui vanno avanti con buona predisposizione da entrambe le parti, nei prossimi giorni è previsto un nuovo aggiornamento
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) June 4, 2021
Kontrata aktuale i përfundon vitin e ardhshëm, teksa rroga sezonale do të shkojë në 2 milion euro. Bisedimet mes palëve po shkojnë mirë, edhe pse akordi nuk është arritur akoma, por zyrtarizimi pritet të vijë në ditët e ardhshme. /abcnews.al