Këngëtarja e njohur, Lady Gaga ka shtyrë turneun në botë “Chromatica Bell” për në vitin 2022.
Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një mesazhi për fansat e saj, ku thoshte se: “Derisa disa pjesë të botës po lëvizin shpejt për t’u hapur, të tjera ende nuk janë gati”.
Deri në konfirmimin e hapjes së të gjitha pjesë, Gaga ka deklaruar se do ta shtyjë turneun e saj. Sakaq, biletat automatikisht do të bëhen të përdorshme për datën e rivendosur të turneut në 2022-n.
Kujtojmë që turneu fillimisht u shty nga 2020 në 2021 për shkak të pandemisë./abcnew.al