Rinovim te Vllaznia. Klubi shkodran ka zgjatur bashkëpunimin me Elvis Plorin, i cili mban postin e zëvendës trajnerit tek ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë.
42-vjeçari ka firmosur për nje tjetër vit, duke u konfirmuar edhe në sezonin 2021/2022 në stafin teknik të nënkampionëve të Shqipërisë.
“VLLAZNIA RINOVON ME TRAJNERIN ELVIS PLORI. Trajneri jonë i shkëlqyer Elvis Plori, vlera dhe kontributi i të cilit në rikthimin tek suksesi janë të padiskutueshme, rikonfirmohet në pankinën kuqeblu dhe për sezonin 2021-2022 me objektiv prezantimin dinjitoz në Kupat e Evropes dhe arritjen e fitimit të të tjera trofeve!“, lexohet në postimin e Vllaznisë.
Tifozët po presin edhe rinovimin me Thomas Brdaric, trajnerin e parë. Gjermano-kroati ka marrë një ofertë tunduese nga Ballkani në IPKO Superligën e Kosovës, me klubin nga Suhareka që i ka ofruar një rrogë prej 7 mijë eurosh në sezon. /abcnews.al