Kanali përplas banorët me bashkinë në Këmishtaj të Divjakës

schedule14:41 - 23 Tetor, 2018

schedule 14:41 - 23 Tetor, 2018

Dhe pse Bashkia e Divjakës është duke bërë një investim me qëllim që të shmangë përmbytjet në dimër, banorët kanë penguar punimet. Ata thonë se hapja e një kanali kullues u ka ngushtuar rrugën dhe projekti nuk vlen.

Pastrimi i një kanali kullues ka përplasur banorët me bashkinë. Në Këmishtaj të Divjakës,projekti i bordit Kullues, nuk ka përfunduar.

Punimet kanë mbetur në mes, pas kundërshtimeve të shumta për ngushtimin e rrugës dhe hedhjes së dherave nëpër tokat e banorëve. Më tepër ata i tremben përmbytjeve në sezonin e dimrit, ndaj ky investim shihet si përkeqësim i situatës.

“Është zënë aty, përmbytemi ne. Është një kanal jo dy, atëherë shëmbe një hap një tjetër”.

Hapja e këtij kanali kullues , shihet ndryshe nga përfaqësuesit e bashkisë Divjakë. Administratori i njësisë Gradisht, Ariol Qose, thotë se banorët janë njohur me projektin.

Ariol Qose -Administrator i Njësisë Gradishtë: “Është në kuadër të pastrimit të kanaleve kulluese dhe ankesat janë të padrejta”.

Pothuajse në të gjitha lagjet e fshatrave në zonen e Këmishtes, kalojnë kanalet kulluese të ujërave të bardha. Një pjesë e tyre janë përzier me ujërat e zeza, për shkak të mungesës së kanalizimeve të mbuluara. Pjesa tjetër, është e bllokuar nga ndërtimet pa leje, të kryera gjatë 20 viteve të fundit. Në shumicën e rasteve, përmbytjet në këto zona janë shkaktuar nga mungesa e kanalizimeve, të cilat nëse nuk pastrohen në kohën e duhur, do të përsëriten situatat e përvitshme në përmbytjen e banesave dhe tokave bujqësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!