Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbledhja urgjente e kryesisë së PS “pret” 11 koka

schedule10:05 - 23 Tetor, 2018

schedule 10:05 - 23 Tetor, 2018

Socialistët në pushtet janë tashmë të fokusuar në zgjedhjet e ardhshme vendore. Kryesia e mbledhur me urgjencë nga kryeministri Edi Rama ka konstatuar problematika në marrëdhëniet me qytetarët në territor dhe ka shkarkuar 11 kryetarë socialistë në rrethe që nuk përmbushën detyrat.

Pasi mbërritjes së antarësisë, në 8:25 kryetar i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministër, Edi Rama hyri në ambientet e selisë rozë, ku një ditë më parë kishte thirrur mbledhje urgjente të kryesisë së forcës politike që drejton. Tek dera e priste kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili, nga godina përballë erdhi me biçikletë. I fundit që hyri dhe i pari që doli, ishte ministri i Diasporës Pandeli Majko.

Në përfundim të mbledhjes e cila zgjati rreth 90 minuta ishte nënkryetarja e grupit parlamentar Elisa Spiropali ajo që artikuloi rezultatet e mbledhjes të hedhura në letër.

“Në mbledhjen e sotme të kryesisë u shkarkuan 11 kryetarë. Janë vënë re vonesa të pajustifikueshme, vihet re shkëputje nga disa territore. Drejtuesve politikë iu është kërkuar të rrisin prezencën sidomos nga disa bashki që drejtohen nga opozita ku vihet re degradim i marrëdhënies së pushtetit lokal me qytetarët. Ne nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës, që të vëmë gishtin në plagë në qeverisjen lokale apo qëndrore, aty ku ka nevojë për ndërhyrje. Paralelisht me qeverisjen e vendit punohet edhe në familjen tonë të madhe politike në territor”.

Listën nominale të të shkarkuarve tha se nuk e dispononte, ndaj zbardhja e tyre iu kërkua nga gazetarët shefit të saj, kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili refuzoi të përgjigjej duke i quajtur ato çështje të brendshme të partisë.

Mbledhja urgjente e kryesisë së Partisë Socialiste erdhi pas asaj të grupit parlamentar të një dite më parë ku kryeministri Rama kritikoi drejtorët socialist në rrethe, për të cilët kërkoi një raportim të detajuar nga të gjithë deputetët. Njëkohësisht takimi erdhi pas arrestimit nga prokuroria e krimeve të rënda të dy ish deputetëve socialist, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!