Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të mirë në planet. Florentino Perez vazhdon të punojë për ta transferuar te Real Madrid, ndërsa PSG po bën të pamundurën të evitojë largimin e yllit të skuadrës.
22-vjeçari francez ka dhënë një rrëfim për Esquire, aty ku ndalet te dyshja Leo Mess-Cristiano Ronaldo. Më pas cilësitë e tij, rolet e shumta në repartin e sulmit, puna e madhe për t’u përmirësuar dhe rivaliteti me Erling Haaland.
“Të gjithë e dinë që nuk jam më i miri në botë. Nëse i thua vetes që do të bësh më mirë se Messi dhe CR7, pavarësisht egos dhe vendosmërisë që mund të kesh, është mungesë vetëdije.
Ata janë lojtarë të pakrahasueshëm, kanë thyer të gjitha ligjet e statistikave dhe kanë pasur 10-15 vite të jashtëzakonshme. Roli im? Unë jam një sulmues modern, mund të luaj kudo: si numër 9, 11 apo edhe 7.
Mendoj se flet vetë CV-ja ime. Kam luajtur i vetëm në sulm, por edhe në të majtë e të djathtë. Gjithmonë jam shfaqur i përulur. Kam ndryshuar shumë pozicione gjatë një vit dhe ia kam dalë të mbaj një nivel të lartë performance.
Jo të gjithë mund ta bëjnë një gjë të tillë. Kam punuar shumë në lidhje me pikët e mia të dobëta, por mbi të gjitha për të përmirësuar pika e forta. Haaland? Po fillojmë të njihemi, ky është vetëm fillim për të.
Jam i lumtur për Erling dhe për gjërat që ka bërë deri tani“, deklaron sulmuesi i talentuar i PSG-së dhe kombëtares franceze, me të cilët fitoi Kupën e Botës në Rusi tre vite më parë. /abcnews.al