Sergio Ramos dhe Real Madrid ka pak gjasa të nënshkruajnë një marrëveshje të re. Kapiteni i skuadrës spanjolle shpreson që të marrë një ofertë nga PSG, ndërkohë që nga ana tjetër nxit edhe një revoltë.
⚽ El enfado del Real Madrid con Sergio Ramos: Ha pedido a compañeros que no acepten la rebaja salarial porque cree que es para pagar a Mbappé.
José Ramón de la Morena revela todos los detalles: https://t.co/5h5eBVXHnt
— Onda Cero (@OndaCero_es) June 2, 2021
Onda Cero raporton se Ramos po nxit shokët e skuadrës që të mos pranojnë uljen e pagave, prej 10 për qind, sikurse po tenton klubi i Realit.
Mbrojtës qendror beson se klubi spanjoll po e bën këtë gjatë për të financuar negociatat për transferimin e Kylian Mbappe, për shifra faraonike. /abcnews.al