Isaac Herzog zgjidhet presidenti i 11-të i Izraelit

schedule13:09 - 2 Qershor, 2021

schedule 13:09 - 2 Qershor, 2021

Isaac Herzog është zgjidhur presidenti i 11-të i Izraelit, pasi fitoi zgjedhjet e së mërkurës kundër Miriam Peretz, në një votim të fshehtë mes 120 ligjvënësve të vendit.

Tetëdhjetë e shtatë deputetë votuan për Herzog, ndërsa 27 votuan për Peretz. Ai do të zëvendësojë zyrtarisht Presidentin në ikje Reuven Rivlin muajin tjetër. Mandati shtatë-vjeçar i Herzog  fillon në 9 korrik.

“Unë planifikoj të jem presidenti i të gjithëve,” tha Herzog pas votimit.

“Do të dëgjoj çdo pozicion dhe çdo person.” Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të “urave të marrëveshjeve … brenda nesh dhe me vëllezërit dhe motrat tona në Diasporë”.

Sipas Herzog, sfidat janë të mëdha dhe nuk duhet të nënvlerësohen.

“Është jetësore që të trajtojmë plagët e shoqërisë sonë, ne duhet të mbrojmë pozicionin ndërkombëtar të Izraelit dhe emrin e tij të mirë mes shteteve, të luftojmë antisemitizmin dhe urrejtjen ndaj Izraelit, të mbrojmë shtyllat e demokracisë sonë “.

Isaac Herzog u përgëzua edhe nga kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu, për zgjedhjen e tij si presidenti i ardhshëm i Izraelit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!