Hakan Calhanoglu dhe Milan është një dashuri që mund të përfundojë këtë verë. Kuqezinjtë vijojnë të mbeten tek oferta e fundit, 4.5 milion euro në sezon, dhe për momentin kanë pezulluar gjithçka.
Calhanoglu është në kushtet “lëre ose merre”. Juventusi është një nga klubet e interesuara dhe duke qenë se turku largohet si lojtar i lirë nga Milani, mund t’ia plotësojë më lehtë kërkesat financiare.
❌ #Calhanoglu lontanissimo dal #Milan (occhio alla #Juventus). Il club sta lavorando su #DePaul, forte del gradimento ??. I contatti ci sono stati anche nella giornata di ieri, i ?⚫️ avanzano a piccoli passi. #Maldini programma 5 cessioni per il tesoretto, su @cmdotcom
— Daniele Longo (@86_longo) June 2, 2021
Klubi italian madje po punon në një objektiv tjetër. Rodrigo De Paul shikohet si pasuesi i Calhanoglu dhe kuqezinjtë janë në bisedime.
Ende nuk ka një akord, por po tentohet të arrihet marrëveshja me lojtarin dhe më pas edhe me Udinese, pasi argjentinasi është nën kontratë. /abcnews.al