Duket se Achraf Hakimi dhe Interi do të ndahen në këtë verë. PSG po këmbëngul fort për yllin nga Maroku dhe zikaltërit nga ana tjetër janë të hapur ta shesin për të rregulluar bilancet financiare, që prej kohësh janë negative dhe rrezikojnë të ardhmen e klubit.
Gazzetta dello Sport raporton se negociatat mes klubeve zgjasin prej kohësh dhe janë drejt fundit, me Interin, që tenton të përfitojë rreth 70 milionë euro, plus të tjera në formë bonusesh në varësi të paraqitjeve të yllit të mbrojtjes.
Oferta e PSG për momentin është 60 milionë euro, por me shumë mundësi do të gjendet një e mesme e artë. Vetë Hakimi nuk është kundër kësaj marrëveshje, me anësorin, që do ketë mundësi të kalojë në një klub me pretendime shumë më të mëdha dhe të provojë të fitojë Champions. /abcnews.al