Ende vera nuk është futur mirë. Temperaturat janë normale, por jo në futboll. Shumë klube të mëdha kanë ndryshuar trajnerët dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe te PSG.
Mauricio Pochettino mund të largohet pas gjashtë muajsh. Prej ditësh ka pasur shumë zëra. Një nga gazetat më të mëdha në Francë, Liberation”, shkruan se argjentinasi dëshiron të largohet.
INFO LIBÉ – ? Mauricio Pochettino veut quitter le PSG
L'entraîneur argentin, arrivé il y a moins de 6 mois, a informé la direction du club de sa volonté d’être libéré de son contrat qui court jusqu’en juin 2022. @SchneiderGrgory #PSGhttps://t.co/MGJsnm47dU
— Libération (@libe) June 1, 2021
Gazeta shkon më tutje, teksa shkruan që Pochettino ua ka shprehur drejtuesve dëshirën e tij për të dalë i lirë, edhe pse ka kontratë deri më 30 qershor 2022. /abcnews.al