Arrestimet për laboratorin e Hasit dhe roli i Lulzim Berishës

schedule16:23 - 22 Tetor, 2018

schedule 16:23 - 22 Tetor, 2018

Në kuadër të operacionit “Vol vo 4” Policia e Shtetit ushtroi një kontroll të befasishëm në banesën e Lulzim Berishës, ish-drejtuesit të bandës së Durrësit. ABC News zbardh arsyet e këtij kontrolli dhe dyshimet e prokurorisë mbi Berishën.

Operacioni “Vol-vo 4” ka nxjerrë edhe njëherë në skenë emrin e Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit. Kur nuk kanë kaluar 2 vite nga dalja në liri, pasi kreu dënimin si drejtues bande, Berisha ka rënë pre e përgjimeve të bëra për grupin e Avdylajve në Shijak. Burime pranë prokurorisë bënë me dije se ai ka pasur kontakte të shpeshta me një prej tyre dhe se nga përmbajtja e bisedave janë krijuar dyshime për përfshirje të tij në veprimet të paligjshme.

Për këtë shkak mbrëmjen e së shtunës, teksa po zhvillohej operacioni anti-drogë në 12 qytete të vendit, forcat e policisë kanë shkuar edhe në shtëpine e Lul Berishës në Durrës. Burime pranë prokurorisë bënë me dijë për ABC News së shtëpia e ish-kreut të bandës së Durrësit është kontrolluar pa një vendim gjykate, por me urdhër të prokurorit në kushte të emergjencës. Sipas burimeve, kontrolli i banesës së Berishës është kërkuar pas dyshimeve se aty mund të ndodhej një sasi droge. Sipas burimeve, Berisha dyshohet se do të mundësonte trafikimin e një sasie droge jashtë vendit, informacion i përcjellë nga agjencitë partnere.

Lënda narkotike, sipas hetimeve, i përkiste anëtarëe të grupit Avdylaj. Por me gjithë kontrollin e imtësishëm, në banesë nuk është gjendur asnjë send i paligjshëm. Në momentet e kontollit Berisha nuk është gjendur në banesë, pasi prej disa muajsh ai ndodhet jashtë vendit. Nga ana tjetër, burimet konfirmuan se për Berishën nuk ka një urdhër arresti, apo masë tjetër sigurie të dhënë në mungesë nga Gjykata për Krimet e Rënda. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!