Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Plagosi 29-vjeçarin në Has, vetëdorëzohet autori/ Në banesë i gjendet armë dhe municion luftarak

schedule12:19 - 9 Shtator, 2026

schedule 12:19 - 9 Shtator, 2026

Është vetedorëzuar në polici, autori i plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ditën e martë në Krumë të Hasit.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i punës së pandërprerë të Policisë dhe negociatave me familjarët e tij, autori është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, së bashku me armën e zjarrit, e dyshuar si arma e përdorur në kryerjen e plagosjes, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak.

Veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!