Reperi i njohur, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, janë bërë prindër të një vajze disa muaj më parë.
Menjëherë pas lindjes, çifti prezantuan portretin e vajzës me publikun, madje i hapën dhe profil në Instagram me emrin e saj, Poem Blu Vula.
Së fundmi, Ledri ka ndarë një moment të ëmbël me Poemën, teksa shihen duke biseduar nga kamera.
Reperi shfaqet shumë i lumtur ndërkohë që vogëlushja shikon nga kamera. Poema gjithashtu dukej jashtëzakonisht e qeshur teksa komunikon me të atin.
Për sa i përket muzikës, Ledri ka lancuar pak ditë më parë këngën “Don mo” me protagoniste në klip këngëtaren e famshme Morena Taraku./abcnews.al