“Isha 27 vjeç me 24 studentë në Francë”, Temo kujton momentin e vështirë: Gjysma e trenit iku për në Itali

schedule16:00 - 23 Janar, 2024

schedule 16:00 - 23 Janar, 2024

Artisti Mikel Temo ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” momente të ndryshme nga jeta dhe karriera e tij.

Ndër të tjera, ai ka kujtuar një udhëtim që ka bërë me nxënësit e tij të Liceut Artistik në Francë, kur ishte vetëm 27 vjeç me 24 persona në përgjegjësi.

Ai e ka konsideruar një moment vërtet të vështirë, të cilin po t’ia kërkonin sot nuk do e bënte.

“Ato që të ndodhin, të bëjnë më të fortë. Edhe unë sot i kam rënë globit rreth e qark, që në ’90 me piktura në kurrizë. Jam përballur me ndodhira nga më të ndryshmet. Që nga ’92 deri në ’97, i kam nxjerrë nxënësit e Liceut në Francë, atëherë kur nuk lëvizte miza nga kufiri shqiptar. Kam qene 27 vjeç dhe merrja me vete 24 adoleshentë në Perëndim, i padalë. Sot kur e mendoj kam bërë shumë çmenduri.

Gjysma e trenit do ikte në stacion francez, ndërsa gjysma tjetër iku për në Itali. U ndërruan lokomotivat dhe mua gjysma e grupit më iku për në Francë, ndërsa pjesa tjetër me mua ikën nëpër Itali. E kupton dot se çfarë paniku mund të ndodh”, u shpreh Temo./abcnews.al