Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Mathew Palmer, ka nisur vizitën e tij njëditore në Shkup me takimin me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në një njoftim të BDI-së thuhet se në takim janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, zbatimi i Marrëveshjes së Prespës dhe i reformave si dhe integrimit euro-atlantik i vendit. Me këtë rast, Ahmeti ka nënvizuar përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend. Sipas tij ky votim për nisjen e ndryshimeve kushtetuese, ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor që kërkon zbatimi i Marrëveshjes së Prespës: “Përkushtimi jonë konstruktiv nuk do të mungojë as në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE”– theksohet në njoftimin e BDI-së. Bëhet e ditur se në takimin Palmer-Ahmeti ka asistuar edhe ambasadori i SHBA në Maqedoni, Xhes Bejli. /abcnews.al
Zyrtari i Shteteve të Bashkuara vizitë në Shkup, takohet me Ahmetin
schedule11:55 - 22 Tetor, 2018
schedule 11:55 - 22 Tetor, 2018