Plagosja në Vlorë, momenti kur 42 vjeçari niset drejt spitalit

schedule19:17 - 31 Maj, 2021

schedule 19:17 - 31 Maj, 2021

Momenti kur 42 vjeçari i plagosur me thikë pasditen e kësaj të hënë në Vlorë niset drejt spitalit/.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia në Vlorë, ku shkak paraprakisht dyshohet se është një konflikt i çastit.

I plagosuri me thikë është shtetasi Klodian Toska, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: Plagoset me thikë 42-vjeçari në Vlorë, në kërkim autori

Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i kësaj ngjarje shtetasi me iniciale K.T.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!