Zjarri në fabrikën e tullave i mori jetën një punonjësi, detyrim paraqitjeje për kryeteknikun

schedule12:40 - 31 Maj, 2021

schedule 12:40 - 31 Maj, 2021

Është dhënë ditën e sotme masa e sigurisë për kryeteknikun e fabrikës së tullave në Maminas që u përfshi nga flakët. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 67-vjeçarin Bexhet Zijai.

Mbi të rëndon akuza e mosrespektimit të rregullave të mbrojtjes në punë. Zijai, siç raporton gazetari Leonidha Musaj ka deklaruar se nuk ka lidhje fare me ngjarjen. Sipas tij, kushtet teknike ishin në rregull.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se një shkëndijë elektrike që ka nisur fillimisht në panelin e instalimeve elektrike mund të jetë shkaku i zjarrit.

Si pasojë e zjarrit, humbi jetën një  prej punonjësve, Besnik Bojaku i cili punonte si saldator. /abcnews.al/