Një i ri i dënuar në Burgun e Reçit, në momentin që ka mbërritur në gjykatën e Shkodrës për seancën gjyqësore, ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa i ka rënë edhe tensioni.
Bëhet me dije se ai është nisur me urgjencë në Spitalin e Shkodrës për mjekim.
Mësohet se kanë qenë policia e burgut të Reçit dhe grupi i shoqërimit, që kanë njoftuar urgjencën e cila se bashku me togën e shoqërimit e kanë dërguar të riun në spital.
/abcnews.al/