Jeremiç: Kosova do të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

schedule22:57 - 21 Tetor, 2018

schedule 22:57 - 21 Tetor, 2018

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiç, duke folur për mediat në Beograd shprehu mendimin e tij lidhur me atë se çfarë do të përmbaë marrëveshja finale me Prishtinën. Ai tha se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, siç është Serbia dhe se nuk do të ketë pengesë në të drejtën ndërkombëtare për t’u bashkuar me Shqipërinë.

“Kur flas për Shqipërinë e Madhe nuk flas përmendësh”, shtoi Jeremiç.

Më tej nënvizoi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po përshpejton negociatat për demarkacionin e kufirit me Kosovën, në mënyrë që marrëveshja me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të finalizohet në katër muajt e parë të vitit 2019. Gjithashtu tha se demarkimi i kufirit nënkupton që 90% e territorit të Kosovës dhe Lugina e Preshevës mbesin jashtë Serbisë./abcnews.al